Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Shkodër.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Shkodrës në lagjen Liria, ku një automjet përplas një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes këmbësori ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Discussion about this post