Një aksident ka ndodhur në Vlorë teksa një fuoristradë X5 është futuar në një market.
E plagosur ka mbetur një grua e cila po blinte në market dhe papritur u godit nga mbrapa.
Nga ana tjetër gruaja e plagosur është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Vlorës.