Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë. Mësohet se rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësore.
E.M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.