Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në superstradën Torovicë-Lezhë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë, ku mjeti tip “Benz” ka përplasur këmbësorin e identifikuar me emrin Ndue Sokoli, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht shkak dyshohet të jetë shpejtësia përtej normave të lejuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Policia pritet të dalë me një njoftim për shtyp për të zbardhur ngjarjen.
Discussion about this post