Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku mjeti tip “Benz” me drejtues 32-vjeçari me inicialet E. Z., ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit 32-vjeçari E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post