GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidentet, 165 viktima në 10 muaj, shkaktarë drejtuesit e mjeteve

08:04 - 19/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidentet, 165 viktima në 10 muaj, shkaktarë drejtuesit e mjeteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 10 muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 165 persona në aksidentet rrugore në vend, 23% e të cilëve ishin femra, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s, kur për disa muaj vendi ishte në karantinë, humbjet e jetëve nga aksidentet janë rritur me 8%. Ndërsa në krahasim me 10 mujorin e 2019-s, është shënuar një ulje me 11%.

Për 10 mujorin e këtij viti, në 85% të rasteve kur aksidenti ka shkaktuar vdekje, fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% sjellja e këmbësorit. Sipas INSTAT, në muajin Tetor 2021 numërohen 127 aksidente rrugore nga 108 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2020, duke u rritur me 17,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dhjetëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 13,8 %, ku numërohen 1.151 aksidente rrugore nga 1.011 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e vitit 2020. Në muajin Tetor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 179 persona nga 148 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1.570 persona nga 1.312 persona në dhjetëmujorin e vitit 2020. Në muajin Tetor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 15 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 165 persona nga 153 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Tetor 2021, aksidentet rrugore, në 85,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 24,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Etiketa: aksidentidrejtuesit e mjeteveKryesore1Viktima

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Instagrami nuk ndalet me risitë! Në rast të një problemi me aplikacionin tundni telefonin

Instagrami nuk ndalet me risitë! Në rast të një problemi me aplikacionin tundni telefonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Lexo më shumë
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com