GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Punonte edhe në ditët e pushimit, elektricisti humbi jetën në Pogradec

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Punonte edhe në ditët e pushimit, elektricisti humbi jetën në Pogradec
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku humbi jetën një elektricist gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të banorëve, jashtë kamerave, 60-vjeçari Agim Beqiri kishte konstatuar defektin në linjën e ndriçimit një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë mëngjes për ta riparuar.

Dyshohet se në shtyllën elektrike kishte dy linja tensioni. Sipas të njëjtave burime, ai kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra kishte mbetur aktive. Gjatë punës, elektriçisti dyshohet se ra në kontakt me linjën nën tension, duke humbur jetën.

Mësohet se trupi i tij ka qëndruar për disa minuta në shtyllë, i lidhur me pajisjet e sigurisë, derisa shërbimet përkatëse bënë të mundur zbritjen e tij.

Prej vitesh, Agim Beqiri punonte si elektriçist në Bashkinë e Pogradecit, ku ishte i angazhuar me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatrat e zonës.

Banorët e përshkruajnë atë si një njeri korrekt dhe të përkushtuar në punë.

“Punonte prej shumë kohësh në komunë. Ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt e i sinqertë. Mbrëmë konstatoi defektin dhe sot erdhi ta rregullonte. Na ka ardhur shumë keq. U rrofshin fëmijët“, shprehet një banor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

Etiketa: elektricistikontakt me rrymenKryesore1Pogradec

Lajme të lidhura

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Para
Ish-sulmuesi i Juventusit: Pirlo duhet të kërkojë falje dhe të ndërpresë kontratën me agjencinë e basteve

Ish-sulmuesi i Juventusit: Pirlo duhet të kërkojë falje dhe të ndërpresë kontratën me agjencinë e basteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli për News24. Ai tha...

Lexo më shumë
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com