Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një e mitur 3-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas të dhënave parprake nga Polaicia, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 3-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.
gijotina.com/









Discussion about this post