GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti fatal me 4 viktima në Fushë-Prezë/ “Harrova të ndez bllokazhin”, zbardhet dëshmia kontradiktore e shoferit të betonieres

11:08 - 21/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Aksidenti fatal me 4 viktima në Fushë-Prezë/ “Harrova të ndez bllokazhin”, zbardhet dëshmia kontradiktore e shoferit të betonieres
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë ku duket se automjeti ku ndodheshin katër të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në rrugë në sensin e drejtë dhe kanë vijuar udhëtimin kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Shoferi 24 vjeçar i betonieres, Aleksandër Krrashi ka dëshmuar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ai tha se ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Në dëshminë e parë shoferi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka thënë që ka qenë në lëvizje, më pas në dëshminë e dytë ka dhënë variantin e mësipërm. Ndërkohë ka dyshime që këtij të fundit i është prishur betonierja dhe më pas i është fikur dhe nuk ka ndezur asnjë dritë bllokazhi dhe nuk ka vendosur as sinjalistikën e nevojshme në rrugë, pra trekëndëshin e sigurisë që përdoret në rast defektesh të tilla për të paralajmëruar automjetet në ardhje.

Grupi hetimor dyshon se përplasja ka qenë e fortë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushëpamjes së drejtuesit në makinën e aksidentuar. Faktor për mungesën e fushëpamjes besohet se ka qenë edhe mungesa e ndriçimit në zonë.

Bazuar në ekspertizën e kryer nga grupi hetimor kur është përplasur me betonieren mjeti ku ndodheshin 4 të rinjtë ka qenë më shpejtësi rreth 140 km/orë.

Etiketa: Aksidenti në Fushë PrezëdeshmiaKryesore1

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, ja kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia!

Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, ja kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com