GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksidenti fatal për dy shqiptarët/ “Mos fli se po arrij”, mesazhi i fundit i 28 vjeçarit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Aksidenti fatal për dy shqiptarët/ “Mos fli se po arrij”, mesazhi i fundit i 28 vjeçarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Hungari në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Viktimat janë identifikuar si 28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, nga fshati Celinë. Ata ishin nisur nga Gjermania për në Kosovë, por mjeti ku udhëtonin u përplas me një kamion në Hungari dhe u përfshi nga flakët.

Pak para aksidentit tragjik, Kushtrim Hoxha kishte folur me kushëririn e tij ku i kishte dërguar një mesazh: “O ti mashkull mos flej se unë po arrij”.

Sipas xhaxhait të viktimës, Bashkim Hoxha, 28-vjeçari ia kishte dërguar mesazhin djalit të tij 20 minuta para se të ndodhte aksidenti.

“Aksidenti siç kanë thënë policia ka ndodhur diku rreth orës 01:15 të natës, parmbrëmë. Kanë qenë duke shkuar për Kosovë… 20 minuta para se me ndodh i ka shkruar djalit tim ‘o ti mashkull mos flej se unë po arrij’. Kushtrimi ka lindur dhe është rritur në Gjermani”, ka treguar ai.

Gjithashtu xhaxhai i 28-vjeçarit është shprehur se Kushtrimi është dërguar në spital, por që nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra, ndërsa kunati i tij Jetmiri ishte djegur brenda automjetit nga flakët.

“Trupi i Jetmirit është djegur, duhet të shkojnë familjarët në Hungari për obduksionin e tij…”, tha ai.

Kushtrimi ishte baba i një vajze katër muajshe, ndërsa Jetmiri kishte një djalë 1-vjeçar.

 

 

Etiketa: aksidentshqiptarë

Lajme të lidhura

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Para
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Avokati i Popullit: Alarm i fortë…

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Avokati i Popullit: Alarm i fortë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO
Aktualitet

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

20:05 - 28/10/26

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore...

Lexo më shumë
E papritur në ndeshjen Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë

E papritur në ndeshjen Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë

19:43 - 28/10/26
Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

19:32 - 28/10/26
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë dhe mbrojtjen e protestuesve

Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë dhe mbrojtjen e protestuesve

19:25 - 28/10/26
Vendimi/ Kompensim 100% për bizneset e dëmtuara gjatë protestave! Faturën mund ta paguajnë autorët

Vendimi/ Kompensim 100% për bizneset e dëmtuara gjatë protestave! Faturën mund ta paguajnë autorët

19:16 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com