Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeç.
Dy të arrestuarit janë:
Tomorr Kostandin Shukullli, i datëlindjes 03.03.1971, i cili dyshohet se ka qenë i pari që e goditi fëmijën;
Valentina Selman Koltraku, e datëlindjes 16.06.1984, e cila më pas e ka përplasur përsëri me mjetin e saj.
Sipas hetimeve paraprake, fëmija është përplasur fillimisht nga Shukullli, ndërsa më pas makina e Koltrakut përplasi të miturin.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Njoftimi i Policise
Zbardhen autorësia dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, me pasojë vdekjen e një të mituri.
Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit.
Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit.
Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/










Discussion about this post