GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm

10:30 - 19/01/26
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën pasditen e së dielës në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve.

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e cilësoi ngjarjen si “jashtëzakonisht të çuditshme”.

Sipas të dhënave të fundit të transmetuara nga RTVE, aksidenti ndodhi pranë Adamoth, kur vagonët e fundit të një treni Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, dolën nga shinat. Për pasojë, një tren tjetër Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me ta, ndërsa edhe vagonët e parë të tij dolën nga shinat për shkak të forcës së përplasjes.

Nga 152 të plagosur, pesë ndodhen në gjendje kritike, 24 janë rëndë dhe të shtruar në spital, ndërsa 123 persona kanë marrë lëndime të lehta dhe të mesme. Pamjet televizive treguan skena kaosi, me trena të shkatërruar, dhjetëra ambulanca dhe ekipe shpëtimi që punonin për nxjerrjen dhe ndihmën e viktimave.

Ministri Puente deklaroi se shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura dhe do të hetohen nga Komiteti i Pavarur i Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore. Ai theksoi se treni Iryo ishte pothuajse i ri, vetëm katër vjeç, ndërsa linja hekurudhore ishte rinovuar plotësisht në maj 2025, në kuadër të një investimi prej 700 milionë eurosh. Po ashtu, vendi i aksidentit ndodhej në një segment të drejtë të linjës.

“Ky është një aksident jashtëzakonisht i pazakontë dhe ka tronditur të gjithë teknikët dhe ekspertët,” u shpreh Puente, duke shtuar se hetimi pritet të zgjasë të paktën një muaj, për shkak të kompleksitetit të rastit.

Lajme të lidhura

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave
Breaking Views

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte
Aktualitet

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Para
Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri

Tragjedia nga përplasja e trenave në Spanjë/ Rama i shpreh ngushëllimet për viktimat homologut Sanchez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com