GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti i djalit të Tom Doshit, pse u pezullua efektivi i Lezhës

16:24 - 23/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohet se favorizoi djalin e Tom Doshit në aksident, pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Lezhë

Tom Doshi dhe i biri James Doshi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, policia e Lezhës nuk i ka sekuestruar djalit të Tom Doshit, automjetin me të cilin përplasi një tjetër makinë më 17 Mars. Sipas burimeve zyrtare nga blutë, kjo është arsyeja se pse prokuroria, vendosi pezullimin nga detyra të efektivit të policisë që kreu veprimet hetimore.

Aksidenti

Aksidenti ndodhi më 17 Mars, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. “J.D. (James Doshi), 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është përplasur me automjetin tip ‘Benz’ me drejtuese shtetasen L.J. (Lizë Jushi), 55 vjeçe, banuese në fshatin Tresh, Lezhë. Kjo e fundit ka marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Lezhës, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi zyrtarisht policia, këtë të martë.

E plagosura, sipas burimeve policore, ishte në bordin e automjetit që drejtonte bashkë me bashkëshortin, Viktor Jushi, pronar i një hoteli në Lezhë dhe i një fabrike mermeri.

Më tej në komunikatë, policia thotë se janë kryer të gjitha veprimet “konform ligjit” në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

“Në lidhje me këtë ngjarje rrugore, nga ana e Policisë Rrugore Lezhë janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore në vendngjarje konform ligjit, në konsultë me prokuroren e gatshme të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, më datë 18.03.2024, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore I.S. ( Ismet Sula), në ngarkim të shtetasit J.D. (James Doshi), për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ky rast është pasqyruar në komunikatën ditore të datës 18.03.2024, në të cilën janë pasqyruar ngjarjet dhe aktivitetet ditore të strukturave të Policisë, përgjatë 24 orëve të datës 17.03.2024”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Pezullohet efektivi

Por, edhe pse policia shprehet se veprimet hetimore janë kryer “konform ligjit” dhe në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, prokurori i Lezhës Sabri Kastrati ka urdhër pezullimin e efektivit që ndoqi çështjen.

Urdhri i prokurorisë Lezhë

Sipas policisë, arsyeja e pezullimit është vlerësimi i prokurorisë se Ismet Sula favorizoi djalin e Tom Doshit pasi nuk i sekuestroi automjetin.

“Më datë 15.04.2024, nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është sjellë urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Lezhës, për caktimin e masës së sigurisë ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës’, ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar I.S. (Ismet Sula), pasi dyshohet se Nënkomisar I.S. ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin J.D. (James Doshi), duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje”.

Policia konfirmoi edhe ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, si dhe njoftoi nisjen e një “hetimi disiplinor për shkelje të rëndë të disiplinës”.

Ndërkohë, burime nga prokuroria thonë se po hetohet lidhur me rastin për të zbuluar nëse Sula – specialist/OPGJ në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Lezhë – ka marrë urdhër nga ndonjë epror i tiji për të mos sekuestruar automjetin e James Doshit pas aksidentit.

Kjo nuk është hera e parë që djemtë e Tom Doshin shfaqen protagonistë në raportimet e kronikës së zezë. Në Prill të vitit 2022, siç do të njoftonte policia asokohe, ata dhunuan një 38-vjeçar me sende të forta, në bashkëpunim me një tjetër person. Gjithashtu, u raportua se kundërshtuan edhe efektivët e policisë.

Në qendër të raportimeve mediake, pasardhësit e biznesmenit dhe politikanit Tom Doshi, i shpallur “non grata” nga SHBA, kanë qenë edhe për jetën luksoze që pasqyronin në rrjetet sociale.

Etiketa: James DoshiKryesore1tom doshi

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
“Është e të gjithëve”, Meta i dërgon lule Ijes së Bes Kallakut për ditëlindje

“Është e të gjithëve”, Meta i dërgon lule Ijes së Bes Kallakut për ditëlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com