GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur identiteti i 25-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar paraditen e djeshme në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është kamionisti Haris Shala, baba i një vajze të vogël, me banim në Pisa. Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore.

Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë. Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio. Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. I tradhtuar nga shiu dhe fushëpamja e dobët, viktima Haris Shaladyshohet se  nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikëset. Gjatë operacioneve të shpëtimit – të cilat përfunduan rreth mesditës – autostrada mbeti e mbyllyr. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë operatorë, përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, nuk mund të bëhej asgjë. Shiptari humbi jetën. Aksidenti shkaktoi të paktën 8 kilometra bllokim trafiku.

Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. I pëlqente të luante futboll. “Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm – e kujton Marco, një shok shkolle -. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Herta, kushërira e Harisit, është e dëshpëruar: “Nuk ka fjalë – thotë ajo e pushtuar nga lotët – dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.

Familja Shala ishte goditur tashmë nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, kishte vdekur pasi ishte rrëzuar nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos. 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi për familjen.

Etiketa: aksidentHaris ShalaItali

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
Shkencëtarët ngren alarmin! Pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga gripi

Shkencëtarët ngren alarmin! Pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga gripi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com