Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laç ku një person i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur me një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës se Laçit, ku shtetasi Isuf Ajazi i cili drejtonte mjetin me targa AB587CN është përplasur me drejtuesin e motorit, shtetasin Astrit Gjoka i moshës 45 vjeçare.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, Astrit Gjoka i cili është nisur për ndihmë mjekësore në spital.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje.
Discussion about this post