Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare, e cila po ecte në trotuar kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një vajzë e re.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.
Siç shihet nga pamjet, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.










Discussion about this post