GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti te kantieri në Tiranë, shoqërohet drejtuesi i punimeve/ Pesë punëtorë të vdekur brenda muajit

12:30 - 27/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti te kantieri në Tiranë, shoqërohet drejtuesi i punimeve/ Pesë punëtorë të vdekur brenda muajit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri humbi jetën këtë të hënë teksa punonte një kantier ndërtimi në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, duke rritur numrin e viktimave në punë të ndodhura javët e fundit.

28-vjeçari Ardian Fejzullahi ka rënë nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim, teksa dyshohet se ka qenë duke ngjitur disa kova me llaç në katet e sipërme të objektit. “Rreth orës 08:20, në rrugën ‘Aleksandër Mojsiu’, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A.F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njoftoi zyrtarisht policia e Tiranës. Referuar dëshmive të kolegëve të të riut në vendngjarje, 28-vjeçari kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin.

Kantieri ku u rrëzua punëtori

Për këtë ngjarje është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve në kantierin ku po ndërton firma “ANDI Konstruksion” me pronar të vetëm Latif Mihan, i cili është edhe zëvendëskryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

Leja e ndërtimit për objektin ku ndodhi aksidenti

5 aksidente me vdekje në punë brenda Majit

Ky është aksidenti i pestë me vdekje në punë brenda Majit. Më herët gjatë muajit, dy punonjës të tjerë kanë humbur jetën duke punuar në ndërtim, në Lezhë. Një 24-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës, pasi një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. Viktima e katërt u shënua në një  minierë në Martanesh, ku shembja e një masivi gurësh në galeri zuri poshtë dy minatorë, duke lënë të vdekur një prej tyre dhe plagosur tjetrin.

Më datë 9 majit 2024 në Lezhë, një punëtor 28-vjeçari gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 persona dhe një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Dy ditë më vonë, konkretisht mesditën e 11 majit, një tjetër aksident në punë i mori jetën një 50-vjeçari Preng Gjoni, i cili u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Për këtë rast, Gjykata ka caktoi masën “arrest shtëpie” për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

Për ngjarjen e Vlorës, policia njoftoi arrestimin e drejtuesit teknik të gurores në fshatin Brataj, i akuzuar se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë. Edhe në këtë rast, pas aksidentit të ndodhur më 22 maj, u zbulua se gurorja nuk kishte leje për aktivitetin.

Ndërsa për aksidentin në Martanesh (21 Maj), ku humbi jetën 29-vjeçari Armand Peshku dhe u plagos 40-vjeçari Hajdar Bala, u arrestua brigadieri i subjektit minerar “për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Inspektorati  i Punës në gjumë dimëror”

Pas ngjarjes së sotme, ka reaguar Konfederata e Sindikatave e Shqipërisë, që shprehet se “Inspektorati  i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror”.

“Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente”, thuhet në njoftimin e Konfederatës.

Sipas të dhënave nga Inspektorati i Punës, nga viti 2018 deri në 2023, janë aksidentuar 1092 punëtorë, nga të cilët 194 kanë humbur jetën.

Etiketa: aksidentaksident ne puneANDI KonstruksionKryesore1

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, reagon kreu i KLP, Alfred Balla: Vendim i turpshëm

Përplasje në KLP për mandatin e Ballës, kryetari: Prisni vendimin e zbardhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com