GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksidentoi 21-vjeçaren greke, shqiptari dorëzohet në polici

14:06 - 24/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidentoi 21-vjeçaren greke, shqiptari dorëzohet në polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorëzohet në polici shqiptari i cili përplasi një vajzë 21-vjeçare në Selanik. Ai e la të plagosur në vendin e ngjarjes.  Në dëshminë e tij në Drejtorinë e Qarkullimit në Selanik për gati tre orë ka dhënë një deklaratë në polici për atë që ka ndodhur në orët e para të së martës, kur ka goditur me errësirë vajzën fatkeqe.

Ai u shpreh se “jam i dërrmuar dhe shëndeti i viktimës është prioritet”, ndërsa duke u përpjekur të justifikohej u shpreh se “në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse nuk do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorë, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur.

Në 20 metra ka pasur një vendkalim për këmbësorë”. Krahas kësaj ai theksoi se “u largova nga vendi i ngjarjes pasi isha i frikësuar pasi nuk kam leje qëndrimi në Greqi”.

26-vjeçari, i cili ka angazhuar më parë policinë dhe organet e drejtësisë për një rast droge, pritet të ndalohet pasi i mungojnë dokumentet e ligjshme të qëndrimit në vend dhe po ashtu, ndaj tij është ngritur edhe dosje për aksident trafiku me braktisje dhe dëmtim trupor nga pakujdesia.

Prokuroria pritet të vendosë për fatin e tij në orët në vijim. E akuzuar për veprën e parë është edhe e dashura e tij 19-vjeçare, pasagjere në makinë, e cila pas deklaratës që ka dhënë në Policinë Rrugore, do të kalojë “pragun” e prokurorit.

Vihet re se 19-vjeçarja ka dalë nga hyrja e dytë e Drejtorisë Rrugore të Selanikut me kapuç në kokë dhe me pranga në duar, për t’u dërguar në Gjykatë me një makinë patrullimi. Mësohet se në deponimin e saj ajo ka thënë se ka vënë re nga sedilja e pasagjerit se kanë goditur diçka me makinë, por e ka injoruar atë, ndërsa thuhet se kanë qëndruar në një hotel atë natë dhe se të nesërmen ka shkuar në punë normalisht.

Etiketa: dorezohetPoliciShqiptari

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Mundën Gjermaninë, ja çfarë lanë japonezët në dhomat e zhveshjes

Mundën Gjermaninë, ja çfarë lanë japonezët në dhomat e zhveshjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije...

Lexo më shumë
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com