GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidentoi çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre te “Delijorgji”, lihet i lirë Ajas Sulejmani

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidentoi çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre te “Delijorgji”, lihet i lirë Ajas Sulejmani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit, çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3-mujshe ka lënë qelinë. Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën që është mbajtur të martën, togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Ndërkohë një tjetër argument i 39-vjeçarit për masë më të butë është fakti se ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 8 majit, ku 39-vjeçari ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, në zonën e 21-shit, duke kaluar me të kuqe, e si rrjedhojë përplasi te vijat e bardha familjen Konomi.

Pasi shkaktoi aksidentin, ai braktisi aty mjetin me targa gjermane tip G-Class dhe u largua menjëherë. 3 orë pas aksidentit, ai u arrestua ne një spital privat po në Tiranë. I riu pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte vajzën e tij të traumatizuar dhe se kishte marrë lëndime.

Pas arrestimit ndaj tij prokuroria ngriti tre vepra penale: “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë që  çifti Arjan dhe Vilma Konomi ndenjën në spital disa javë, pasi morën fraktura të shumta. Ndërsa fatmirësisht vetëm me një gërvishtje shpëtoi foshnja e tyre 3-muajshe, e cila ndodhej në karrocë në momentin e aksidentit.

Etiketa: aksidentciftiKryesore1makinaSpital

Lajme të lidhura

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Para
“Shofere e re”/ Nënë e bir vdiqën në aksident, policia bën fajtore viktimën

“Shofere e re”/ Nënë e bir vdiqën në aksident, policia bën fajtore viktimën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në...

Lexo më shumë
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

11:26 - 11/11/26
Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com