GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, gjykata lë në qeli Xhoni Muçon

13:58 - 29/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, gjykata lë në qeli Xhoni Muçon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën për lirim nga qelia të të riut që aksidentoi për vdekje dy të mitur në Shkozet të Durrësit.

Përmes avokatit mbrojtës 22-vjeçari Xhoni Muço kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, ndërsa vijojnë hetimet për aksidentin fatal që mori jetën e dy të miturve, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç, natën e 8 shkurtit të këtij viti, në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të Gjykatës së Apelit dhe përveç 22-vjeçarit u arrestua dhe babai i njërit prej viktimave. Nga hetimet rezultoi se Muço në gjendje të dehur përplasi me automjetin e tij ciklomotorrin e drejtuar nga Sokol Kovaci 47 vjeç, i cili gjithashtu ishte në gjendje të dehur.

Djali i 47-vjeçarit, Franci 15 vjeç, mbeti i vdekur menjëherë pas përplasjes së fortë. Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe donte të ndihmonte të atin në mbledhjen e hekurishteve.  Pak më vonë në spital ndërroi jetë dhe Danjel Habibi 13 vjeç, fqinj i tyre, që pasditeve, pasi mbaronte shkollën, punonte në rrugë për të siguruar të ardhura për jetesën e familjes së tij.

Një ditë më parë, Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën për zbutje të masës shtrënguese ndaj 22-vjeçarit dhe e ka lënë atë sërish në ”arrest në burg”, bazuar në pasojat e rënda të ngjarjes. Muço njihet dhe si person me precedentë të mëparshëm penalë. Natën e aksidentit ai po lëvizte me shpejtësi me automjetin e tij në rrugën kryesore të Shkozetit dhe u përplas me ciklomotorin që ndodhej pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane, buzë rrugës.

Nën të njëjtën masë sigurie, arrest në burg, vijon të jetë dhe 47-vjeçari që humbi njërin prej djemve në aksident. Në vazhdim gjykata do të shqyrtojë çështjen dhe japë vendim mbi dy arrestuarit për  aksidentin që i mori jetën dy të miturve romë.

Etiketa: Xhoni Muco

Lajme të lidhura

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Para
Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Mal të Zi, vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Mal të Zi, vinte nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com