GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion blic në Lezhë, arrestohen 5 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia kontroll lokaleve në Tiranë, arrestohen 2 persona. Ja çfarë aktiviteti fshihnin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë. Fshihte në banesë një armë zjarri, vihet në pranga poseduesi dhe i sekuestrohet arma. Gjithashtun policia njofton se jane arrestuar në flagrancë, 2 drejtues automjetesh që i drejtonin automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike dhe 2 të tjerë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit; është evidentuar dhe goditur një rast tjetër i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e personit me iniciale B. K., 67 vjeç, në Fushë Milot, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve, 67-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit që ai posedonte.

-Janë arrestuar në flagrancë edhe 4 drejtues mjetesh, konkretisht:

-A. H. 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Thumanë – Lezhë”, duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. 37-vjeçarit i është bërë shenjë ndalimi nga shërbimet e Policisë Rrugore, por nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Menjëherë është organizuar puna policore për kapjen e tij, është bërë i mundur ndalimi i tij në Lezhë dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit. Pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, 37 vjeçari ka rezultuar se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike;

-A. A. 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi është ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Laç – Milot”, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike;

-L. Ll. 44 vjeç, banues në Mirditë, pasi është ndaluar në kryqëzimin e Patokut, Kurbin, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin alkool-testues Drager, ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur;

– A. Rr. 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është ndaluar në Milot, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin alkool-testues Drager, ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme. Kontrollet, me shërbime në terren dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, vijojnë 24/7, në çdo aks rrugor të qarkut.

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Mungesa e fitoreve, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

Dinamo nuk llogarit Apoloninë, nuk gabojnë as Korabi dhe Flamurtari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com