GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Aksion i Policisë së Kosovës, sekuestrohen kamera sigurie në Veri

17:32 - 27/06/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Aksion i Policisë së Kosovës, sekuestrohen kamera sigurie në Veri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), tha se ka identifikuar dy lokacione ku ishin vendosur kamera vëzhguese në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se kamerat, që sipas tij ishin të kamufluara, ishin vendosur për “monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit”.

“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë”, tha Elshani.

Policia ka identifikuar dy persona “të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana jonë”, theksoi Elshani. Edhe në të kaluarën, autoritetet e Kosovës kanë gjetur kamera vëzhguese në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në maj, dy kamera të tilla u gjetën të vendosura një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë, që dyshohet se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistët e dyshuar.

Po ashtu, në fund të vitit të kaluar Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri. Paraprakisht, kamera ishin hequr edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër.

Etiketa: kameraKosovaPolicia

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Para
Arrestohet ministrja, tentoi ti  bëj magji të zezë me arrë kokosi presidentit të ishujve Maldive

Arrestohet ministrja, tentoi ti bëj magji të zezë me arrë kokosi presidentit të ishujve Maldive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com