GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Aksion i ri, Berisha i vjetër

15:47 - 04/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion i ri, Berisha i vjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Sejko

Mbrëmë Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, në të cilin unë nuk isha i ftuar. Me sa duket kriteri kryesor për ftesat në këtë takim ka qenë “mos të kundërshtojmë” doktorin. Sepse me gjithë vlerat dhe kontributin që ka diaspora, mesa dëgjova nuk kishte asnjë kritikë, sado të vogël për njeriun që ka drejtuar shtetin shqiptar dy herë e tashmë përpiqet për herën e tretë të drejtojë Shqipërinë. Dhe për këtë i nevojitet edhe ndihma e diasporës.

Por nëse kërkesën për ndihmë e konsideroj të pansiqertë më duket e trishtueshme niveli i servilizmit të diasporës. I mirëkuptoj ata që jetojnë në tokën amë, që për hir të mbijetesës detyrohen të bëjnë kompromisin e radhës. Por nuk arrij të kuptoj ata që ëndërrojnë një Shqipëri demokratike dhe me vlera si ato të vendeve ku jetojnë, e ndërkohë e kanë të vështirë të artikulojnë qoftë dhe një kritikë apo mendim ndryshe.

Nuk do lodhem të gjej arsyet e tyre për këtë qëndrim por te miat, edhe për shkak të qëndrimeve të mia publike prej vitesh, po i rendis më poshtë:

Nëse do isha ftuar do t’i kisha thënë Berishës në sy atë që kam kohë që e artikuloj – që zoti Berisha jo vetëm nuk është zgjidhja por është pjesë e problemit.

Opozita që kemi sot është produkt i mungesës së demokracisë në partinë që mban emrin Partia Demokratike.

Arsyeja që ne kemi sot një opozitë kaq të dobët është sepse zoti Berisha zgjodhi ta emërojë vetë kryetarin e ri të PD-së në 2013, në vend që të lejonte që proceset demokratike të sillni në krye të opozitës një lider të zgjedhur.

Nëse do më kishin dhënë fjalën në tryezën e Berishës do t’i thoja që partia në fillim duhet hapur e më pas të zhvillohen zgjedhje. Sepse ndryshe, ftesa që bëhet sot për bashkim është ftesë për të të shërbyer ty e atyre që kanë kapur çdo post në parti. Askush me një gram dinjitet nuk do ta pranonte një ftesë të tillë.

Do t’i thoja zotit Berisha që ai që nuk bashkon dot partinë e vet nuk ka asnjë shans të bashkojë popullin opozitar kundër regjimit të Ramës.

Kam shumë më shumë rezerva për Berishën dhe lidershipin e ri të Partisë Demokratike, por ky nuk është vendi, kjo nuk është koha, e ky nuk është thelbi i këtij qëndrimi.

U zgjata pak për të shpjeguar shkurt që nuk kam besim tek Berisha e as tek Partia e tij jo Demokratike. Por kjo nuk më do më pengojë që në 7 Korrik të jem në shesh.

Me qëllimin e vetëm, largimin e Edi Ramës. Ky ka qenë dhe do mbetet kontributi im modest nga larg. Gjithsecili që mendon dhe beson se Rama duhet larguar duhet të reagojë dhe protestojë çdo ditë e në çdo formë.

Unë dhe ti kemi me dhjetëra arsye për të protestuar e vetëm një justifikim për të mos shkuar.

Mos lejo askënd që të bëhet pengesë për të protestuar. Të ardhmen tënde nuk e ka në dorë askush përveç teje.

Etiketa: aksionGenc Sejkokryesore2riSali Berishavjeter

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi, arrestohet shqiptari në Greqi

Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi, arrestohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com