GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aksion kundër organizatës mafioze “Ndrangheta” në Itali, arrestohet edhe një murgeshë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Aksion kundër organizatës mafioze “Ndrangheta” në Itali, arrestohet edhe një murgeshë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

25 persona u vunë në pranga mëngjesin e së Enjtes në Milano të Italisë, të akuzuar për krime të ndryshme mafioze si trafik droge, grabitje, pastrim parash, etj. Siç shkruan CNN, mes të arrestuarve është edhe një murgeshë katolike, pjesë e “Institutit të Motrave Bamirëse” në Milano.

57 vjeçarja, Anna Donelli është e njohur nga të burgosurit atje si “Motra Collina” sepse ka shërbyer vullnetarisht në disa burgje të Brescia-s. E në fakt, sipas policisë, ajo ka dhënë shumë më tepër se thjesht bekime për ata në qeli.

Donelli akuzohet si “ndërmjetëse” mes kriminelëve të lirë dhe atyre në qeli, duke dalë krejtësisht nga roli i saj spiritual. Ajo çonte mesazhe dhe urdhra në burg dhe anasjelltas, për bosat e krimit që janë pjesë e Ndranghetës. Kjo e fundit, është një organizatë kriminale me bazë në Kalabri, në jug të vendit.

“Ajo merrte direktiva e përcillte informacion, duke iu shërbyer kështu planeve kriminale”, ka deklaruar Prokurori Francesco Prete gjatë një konferencë për shtyp dje.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 1.8 milion Euro. Janë dashur plot 300 oficerë të antimafies për të lokalizuar drogën dhe trafikantët. Në Bergamo, Verona dhe Treviso u gjetën lëndë narkotike dhe armë.

Përveç murgeshës, vlen të theksohet se pjesë e të arrestuarve është edhe një mjek i cili ka marrë pjesë në festën e partisë së udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni. Sipas hetuesve, ai trajtonte problemet shëndetësore ose lëndimet që merrnin eksponentët e krimit në mënyrë krejt të fshehtë nga autoritetet.

Etiketa: ItaliNdrangheta

Lajme të lidhura

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!
Botë

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Para
Hakerët ukrainas sulmojnë bankën kryesore të Rusisë, ndërpriten shërbimet e internetit

Hakerët ukrainas sulmojnë bankën kryesore të Rusisë, ndërpriten shërbimet e internetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta
Aktualitet

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

13:10 - 13/11/26

NATO nuk do të zhvillojë samitin në Shqipëri vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar, ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ndërsa...

Lexo më shumë
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26
Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com