GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion në liqenin e Komanit, bllokohen mbi 40 varka

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion në liqenin e Komanit, bllokohen mbi 40 varka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion policor i koduar “Lundrim i sigurtë”, është zhvilluar në liqenin e Komanit për kontrollin ndaj mjeteve lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi.

Plani operacional, u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës.

– Në nisje të këtij operacioni, në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.

– Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë referuar materialet në Prokurori, pasi u konstatua për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.

– Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik. Drejtuesit e këtyre skafëve nuk u lejuan të merrnin pasagjerë në bord.

– Nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale të bregëzuara në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Shërbimet e Policisë vijojnë verifikimet për të identifikuar pronarët e këtyre mjeteve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme për bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportimin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve.

“Plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurtë” përfshin kontrolle të imtësishme ndaj të gjitha mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, për të verifikuar pajisjen me dokumentacionin që kërkon ligji për të lundruar, përmbushjen e kritereve për sigurinë e pasagjerëve, pajisjen me autorizim për të ushtruar aktivitet ekonomik, si dhe teknikalitete të tjera të kësaj fushe. Kontrollet ushtrohen nga brigjet e liqenit dhe lumit, si dhe nga sipërfaqet e tyre ujore, me grupe kontrolli dhe me mjete lundrues”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth 2 javë më parë, si rezultat i kontrolleve në liqenin e Komanit, Policia e Shkodrës bllokoi 1 traget dhe 10 varka artizanale. Drejtuesi i tragetit u procedua penalisht, ndërkaq drejtuesit e varkave u ndëshkuan me masë administrative 10 000 të rinj, secili.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit me varka artizanale dhe me mjete të tjera lundruese, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve. Gjithashtu, apelojnë për qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë, si dhe iu garantojnë se do të ndërhyjnë menjëherë, për të ndëshkuar konform ligjit, çdo operator ekonomik që duke abuzuar, rrezikon jetën e qytetarëve, vizitorëve dhe pushuesve.

Etiketa: komanvarka

Lajme të lidhura

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit
Aktualitet

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit

09:40 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

09:13 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Çfarë po ndodh në Tiranë? Ndërpritet energjia elektrike në disa zona

Çfarë po ndodh në Tiranë? Ndërpritet energjia elektrike në disa zona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit
Aktualitet

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit

09:40 - 12/09/26

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në...

Lexo më shumë
Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

09:33 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

09:13 - 12/09/26
Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

08:47 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com