GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion në Vlorë/ Kapen 8 mijë euro veshje kontrabandë, ja si u arrestuan 2 persona

09:17 - 07/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion në Vlorë/ Kapen 8 mijë euro veshje kontrabandë, ja si u arrestuan 2 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekuestrohen në Portin e Vlorës një sasi veshjesh kontrabandë që kapnin vlerën e 8 mijë eurove.

Mësohet se pas aksionit janë vënë në pranga dy persona, të cilët bashkëpunonin për transportin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Policia sqaron se transporti i mallrave nga trageti bëhej me anijen e shërbimit detar që përdoret për punime në Port.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shipping”.

Sekuestrohen veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nëpërmjet një mjeti lundrues.

Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shipping”.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), shtetasi R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë”;

– E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë, administratori i një subjekti tregtar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: kontrabandeveshjeVlore

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Arrestohet pronari i një lokali në Durrës, ja cila është arsyeja (EMRI)

Arrestohet pronari i një lokali në Durrës, ja cila është arsyeja (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com