GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarët mund të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar. Mbledhja e nënshkrimeve do të nisë në orën 09:00. Në Mitrovicë të Veriut, peticioni nis bëhet pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ndërkaq në Leposaviq, sipas njërit nga iniciatorët e peticionit, Vesellin Radoviç, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve. Sanja Kërtiniç, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes mediave njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit.

Ajo ftoi qytetarët që të nënshkruajnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë thirrje edhe drejtorëve të institucioneve që financohen nga Serbia dhe punonjësve të këtyre institucioneve, që kanë vendbanim në Mitrovicë të Veriut, të marrin me vete letërnjoftimet dhe të nënshkruajnë peticionin. Sipas disa burimeve të Radios Evropa e Lirë, mesazhe me thirrje të tilla për nënshkrimin e peticionit u janë dërguar punëtorëve të Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut, mësimdhënësve, punëtorëve të institucioneve komunale që punojnë sipas sistemit serb, si dhe atyre që janë larguar nga institucionet e Kosovës më 2022, por që tani paguhen nga buxheti i Serbisë.

Punonjës të institucioneve të ndryshme në Mitrovicë të Veriut pritet që të shkojnë të organizuar në sallën e sportit për të nënshkruar peticionin. Në rrjetet sociale u është bërë thirrje punonjësve që ata në orën 09:00 të jenë atje. Radio Evropa e Lirë ka mësuar se drejtuesit e institucioneve paralele u kanë thënë punëtorëve që janë në pushime dimërore dhe nuk gjenden në Mitrovicë të Veriut, se mund ta nënshkruajnë peticionin deri më 21 janar.

Javën e ardhshme, mbledhja e nënshkrimeve prite të nisë edhe në Zveçan dhe Zubin Potok. Kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023. Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3.640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18.199 persona me të drejtë vote. Në komunën e Leposaviqit të drejtë vote kanë 13.441 persona, që do të thotë se të paktën 2.689 prej tyre duhet ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit.

Në Zubin Potok peticionit duhet t’i përgjigjen së paku 1.347 votues, që është 20 për qind nga 6.732 të votuesve të regjistruar. Në Zveçan, që peticioni të jetë i suksesshëm duhet të nënshkruhet nga së paku 1.411 persona.

 

Etiketa: kryetaretmitrovica

Lajme të lidhura

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues
Aktualitet

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

10:22 - 07/10/26
“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja
Aktualitet

Polici i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë

10:17 - 07/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

10:10 - 07/10/26
Para
Lidhje terroriste? Benzema ngre padi ndaj ministrit francez

Lidhje terroriste? Benzema ngre padi ndaj ministrit francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka: Nuk kemi presion, ndaj Anglisë luajmë për të kënaqur tifozët
Sport

Ditë e shënuar për kreun e futbollit shqiptar, FSHF uron Armand Dukën

10:55 - 07/10/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ditën e sotme feston 64-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetet...

Lexo më shumë
Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

10:22 - 07/10/26
“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja

Polici i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë

10:17 - 07/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

10:10 - 07/10/26
Kosova e kthen në traditë zgjedhjen e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik

Kosova e kthen në traditë zgjedhjen e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik

09:52 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com