GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion policor ka zbuluar një skemë të shpërndarjes së drogës në Durrës, ku lëndët narkotike përgatiteshin në formë karamelesh dhe shpërndaheshin pranë shkollave të mesme.

Operacioni i koduar “Shije e hidhur”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat hetimore, çoi në zbulimin e një baze për përpunimin e drogave sintetike dhe goditjen e një rrjeti që synonte kryesisht adoleshentët.

Në pranga ranë dy vëllezër, shtetasit L. L., 20 vjeç dhe R. L., 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Xh. L., 20 vjeç, për të cilin vijojnë kërkimet

Sipas hetimeve, tre të rinjtë kishin krijuar kushtet për prodhimin e lëndëve narkotike sintetike në formë xhelatine, të ngjashme me karamele, duke i bërë ato më tërheqëse për moshat e reja. Secili prej tyre kishte rol të caktuar në zinxhirin kriminal, nga prodhimi te transporti dhe shpërndarja.

 

 

Gjatë kontrollit ndaj njërit prej të arrestuarve, pranë zonës së shkollave, policia sekuestroi 50 paketime me drogë në formë karameleje, me peshë rreth 650 gramë

Ndërkohë, në banesën e tyre në Tiranë u gjet një sasi e konsiderueshme materialesh dhe lëndësh për prodhimin e drogës, përfshirë xhelatinë në formë karameleje, kanabis, rreth 550 gramë material sintetik të gatshëm për përpunim, një peshore elektronike, kallëpe plastike për formimin e karameleve, si dhe përbërës të tjerë ndihmës.

Autoritetet theksojnë se operacioni është pjesë e masave për rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e përhapjes së narkotikëve tek të rinjtë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

gijotina.com/

Etiketa: droge sintetike

Lajme të lidhura

Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës
Aktualitet

Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës

11:39 - 12/09/26
Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë
Aktualitet

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë

11:05 - 12/09/26
Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin
Aktualitet

Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

10:36 - 12/09/26
Para
“Jemi të parët e rajonit”, Rama flet për “namin” e tenderave: Kemi marrë raportin e BE…

"Jemi të parët e rajonit", Rama flet për "namin" e tenderave: Kemi marrë raportin e BE...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës
Aktualitet

Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës

11:39 - 12/09/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin republikan amerikan Lance Gooden, anëtar i...

Lexo më shumë
Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë

11:05 - 12/09/26
Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA zhvillon vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA zhvillon vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

10:47 - 12/09/26
Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

10:36 - 12/09/26
Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve

Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve

10:29 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com