GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni “Blic” i policisë, arrestohen 19 persona

12:20 - 07/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni “Blic” i policisë, arrestohen 19 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës. 39-vjeçari i identifikuar si Klement Shehu, banues në Libohovë është shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Apelit në Romë, e cila e ka dënuar me 6 vite burg në vitin 2019. Ai do të vuajë dënimin për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, ndërsa i kanë mbetur dhe 4 vjet e 21 ditë burgim.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet për arrestimin e personave të shpallur në kërkim dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të befasishme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër u kapën dhe u arrestuan 19 persona.

Tre persona janë arrestuar në Nikël për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në Tiranë janë evidentuar dy raste të përshtatjes së lokaleve në lotari të palejuara të lojërave të fatit. Në pranga janë vënë O. H., 36 vjeç, A. U., 21 vjeç, Në Kavajë dhe në Picar gjithashtu janë arrestuar dy shtetas për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular, konkretisht M. P., 43 vjeç, si dhe M. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Në pranga janë vënë dhe shtetasit A. D., E. S. dhe L. T., banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. T., u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Etiketa: aksionarrestimePolicia

Lajme të lidhura

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh
Aktualitet

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Para
Eksplozivi në Cërrik, Çipa: Aksident, viktima nuk ka precedent penal

Eksplozivi në Cërrik, Çipa: Aksident, viktima nuk ka precedent penal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026

07:50 - 20/03/26

Dashi Sot ndiheni të shtyrë fuqishëm për të ndryshuar ato gjëra që nuk ju bëjnë më të lumtur. Në punë,...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026

07:48 - 20/03/26
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com