GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni i Europol – Goditen 12 call centera mashtrues në disa shtete, mes tyre edhe në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni i Europol – Goditen 12 call centera mashtrues në disa shtete, mes tyre edhe në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

EUROPOL njofton se ka goditur një tjetër veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, teksa këtë herë janë shkatërruar 12 call centera gjatë një operacioni të koduar “Pandora”.

Sipas njoftimit nga EUROPOL, ky aksion u zhvillua në Gjermani, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Liban dhe Kosovë. Këto qendra u identifikuan si burime të mijëra telefonatave mashtruese në ditë ndërsa punonjësit  përdorën një gamë të gjerë taktikash, duke filluar nga thirrjet e rreme deri te mashtrimet bindëse të investimeve.

“Pandora” raportohet se nisi falë një punonjësi të vëmendshëm në një bankë në Freiburg kur një klient u përpoq të tërhiqte mbi 100 mijë euro në para në dhjetor të vitit të kaluar, e në këtë moment punonjësi mësoi se klienti kishte qenë viktimë e një mashtrimi nga oficerë të rremë policie.

Sipas EUROPOL-it, personi në fjalë ishte zbuluar se kishte realizuar më shumë se 28 mijë telefonata mashtruese gjatë 48 orëve. Policia më pas krijoi qendrën e saj të thirrjeve për t’u marrë me mashtruesit.

Që nga dhjetori 2023, mbi njëqind oficerë u vendosën në Zyrën e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Wurttemberg dhe siguruan përmbajtjen e mbi 1.3 milionë bisedave telefonike mashtruese. Në vetëm katër muaj, policia regjistroi më shumë se 7 mijë e 500 thirrje, gjë që bëri që autoritetet të nisnin procedimin penal.

Në përgjithësi, “zyrtarët e qendrës së thirrjeve” kanë arritur të parandalojnë dëme financiare për viktimat në mbi 80 për qind të rasteve, që do të thotë se janë parandaluar dëme në vlerë prej dhjetë milionë eurosh. Ky bashkëpunim ndërkombëtar çoi në arrestimin e 21 të dyshuarve dhe sekuestrimin e parave të gatshme dhe sendeve me vlerë prej një milion eurosh.

Etiketa: call centerEUROPOL

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Abuzimet me fondet e BE për bujqësinë, Tabaku: Njollat e turpit në…

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: Ministri i Financave ngatërron mollët me dardhat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com