GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për të arrestuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Korçës ka vendosur sot (20 janar) masat e sigurisë për të arrestuarit që u vunë në prangat e policisë në kuadër të aksionit të RENEA-s në Pogradec që u zhvillua më 17 janar.

Sipas njoftimit Gjykata ka vendosur masat arrest me burg për Fatjon Bono, Eris Çekani dhe Aldi Hoxha.

Për Denis Xhemollarin ka vendosur masën arrest shtëpie, ndërsa detyrim paraqitje është caktuar për Arbi Berberin dhe Enxhi Xhemollarin.

Kur u zhvillua aksioni RENEA-s në Pogradec

Më 17 janar 2025 RENEA zbarkoi në Pogradec. Ndihmuar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Operacionalja dhe Policia e Korçës, forcat blu kontrolluan 28 shtëpi të personave të lidhur me botën e krimit. 14 u shoqëruan në komisariatin e Pogradecit, dhe në fund 6 prej tyre u arrestuan.

Në banesën e Fatjon Bonos, u gjetën 86 mijë euro, qindra litra naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, dhe një makinë Land Rover të vitit 2018, të cilat u sekuestruan. Bono ka qenë më herët i arrestuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë pikëpamjet e rij radikale në përkrahje dhe rekrutim në grupin ekstremist ISIS.

Në banesën e Aldi Hoxhës, iu gjetën 121 mijë euro në valuta të ndryshme, 2 armë gjahu, pistoletë pa leje, municione dhe 2 thika fluturë.

4 të tjerëve të arrestuar, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi dhe Enxhi Xhemollari, iu gjetën thika, kokaine, shufra hekuri si të policisë dhe aparate celular me aplikacione për lojëra fati.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 20.01.2025 ora 09:30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve Fatjon Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbi Berberi, Enxhi Xhemollari, Aldi Hoxha, ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Fatjon Bono, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Eris Çekani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3  i Kodit Penal.

3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit Denis Xhemollari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit Arbi Berberi i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit Enxhi Xhemollari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Aldi Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet  278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.

Etiketa: gjykata e KorcesPogradecRENEA

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptarë, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris

Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptarë, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş