GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni në Greqi, si të kërkuarit e Interpol Tirana morën identitet tjetër për të mos u ekstraduar

08:50 - 02/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni në Greqi, si të kërkuarit e Interpol Tirana morën identitet tjetër për të mos u ekstraduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i djeshëm në Greqi ku u arrestuan 20 persona, mes të cilëve oficerë policie, zyrtarë dhe avokatë që pajisnin kriminelët shqiptarë me pasaporta greke.

Mes personave që janë pajisur me identitet të rremë për t’iu shmangur drejtësisë, është dhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje e një oficeri policie në Shqipëri. Ai ndërkohë akuzohej dhe në Greqi për dëshmi të rreme, arratisje nga burgu, vjedhje, falsifikim dokumentesh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, grabitje dhe shkelje të rregullave të emigrimit. Personi më fjalë është pajisur me dokumente për t’iu shmangur ekstradimit.

Një tjetër rast është ai i një shqiptari nga Vlora. Në 11 janar 2019, Komisariati i Vironas u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë greke se disa ditë para datës 31 tetor 2018, ky person u arrestua në Holandë gjatë kontrollove për trafik droge. Gjatë arrestimit në Holandë rezultoi se ai kërkohej në Greqi për krijimin e një grupi kriminal trafiku droge. Ai rezulton edhe sot në kërkim, i dënuar në Athinë me 12 vjet burg dhe 51 mijë euro gjobë për trafik droge. 

Ja disa nga rastet e shqiptarëve të pajisur me identitet dhe zbuluar nga hetimi:

1. Marius Dhiamandi nga Delvina, falsifikim, armëmbajtje pa leje, shkelje të rregullave të emigrimit, grup kriminal për trafik droge, i vrarë në 16.11.2021.

2. Shtetas shqiptar i kërkuar në Rusi dhe France për vrasje, pirateri detare, organizatë kriminale dhe pengmarrje.

3. Shtetas shqiptar qe ka vuajtur dënim në Greqi, por kërkohet në Evropë për trafik droge. Me precedentë për trafik droge dhe falsifikim.

4. Shtetas shqiptar me precedentë për trafik droge, organizatë kriminale, bashkëpunim për lirimin e një të burgosuri, arratisje, falsifikim, i dënuar me 25 vjet burg për goditje me “Kallashnikov” ndaj policisë.

5. Shtetas shqiptar i kërkuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi për vrasjen e një oficeri policie dhe me precedentë në Greqi për arratisje, droge dhe kontrabandë.

Këta persona kanë përdorur edhe të dhënat e shtetasve ekzistues grekë, pasi fillimisht kanë bërë deklarim të rremë për humbjen e kartës së identitetit, të lëshuar ligjërisht më herët ose kanë lëshuar karta identiteti duke përdorur të dhënat reale të të interesuarve, por pasi kanë fituar në mënyrë të paligjshme shtetësinë greke.

Etiketa: aksionInterpol

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
Debat i ashpër mes Antonelës dhe Arjolës, ja çfarë i thanë njëra-tjetrës

Debat i ashpër mes Antonelës dhe Arjolës, ja çfarë i thanë njëra-tjetrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com