GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Aksioni në shtëpinë e Ervis Martinaj, Lubonja: Policia e implikuar

18:03 - 27/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lubonja për privatizimin e ish-kompleksit Partizani: Berisha kërcënohet me burg nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aksionin e policisë që u zhvillua një ditë më parë në shtëpinë e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj, ku gjet edhe një arsenal armësh në oborrin e banesës. Në një intervistë për News24, Lubonja thotë se policia është e implikuar në të gjithë çështjen e zhdukjes së Martinajt, duke përmendur dhe faktin që Jetoni, ish-efektivi i Operacionales që tashmë është pas hekurave, punonte për Martinajn. Lubonja shton se fakti që policia është e implikuar, shton më shumë mundësinë për kompromentimin e provave dhe fshehjen e tyre.

Pjesë nga intervista:

Lubonja: Këtu jemi në hipotezë, thuhet se nuk është vrarë. Mund të jetë inskenuar dhe mund të ketë bashkëpunim me familjen. Ne jemi mes versioneve, e kanë vrarë ose e kanë zhdukur rivalët e tij. Apo është gjallë dhe ka marrë një veprim për t’u mbrojtur pasi i zhdukën disa nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë. Këtu jemi në një lojë hamendjesh, ku nëse do zgjidhja, do thoja më shumë gjasë ka se ky të jetë vrarë. Problemi është pse policia nuk e vërteton vrasjen? Është trupi thonë. Por dhe trupat zhduken.  Si e gjykoj këtë aksion? A morën ndonjë të dhënë nëse është gjallë apo i fshehur?

Pyetje: A është një aksion i vonuar?

Lubonja: Që janë të implikuar, këto nuk diskutohen. Se kush janë, nuk dihet akoma. A ka implikim të policisë së shtetit për të zhdukur bandat rivale. Këto duhen hetuar. Këto notojnë në turbullirë,. Kjo për shkak se policia ka qenë pjesë e bandave. Nëse kanë qenë me Ervis Martinajn, atëherë ka policë edhe me bandat e tjera. Nuk ka transparencë. Provat i kanë ata që duhet t’i gjejnë provat,  s’duan t’i japin. Do dalin një ditë provat. Por do dalin atëherë kur një pjesë do e kenë kaluar lumin. Ai mund të jetë edhe gjallë dhe mund të kishte përgatitur një aksion ndaj rivalëve të tij. Intuita më çon dhe tek presioni ndaj familjarëve të tij. Pas deklaratës së kryeministrit. Këtu jemi në një vend siç jemi. Prandaj ndodhin këto. Është e çuditshme se si mund të rrethohet një shtëpi ashtu. Duket si kështjella e një grupi kriminal dhe shteti nuk ndërhyn. Nuk ka të arrestuar, por duhet një sqarim. Familjarët mund të thonë që nuk e dimë se ishin aty. Kjo duhej të ishte bërë më herët. Kjo polici e jona është fajtorja kryesore për rrugën që kanë marrë këta persona.

Vetëm një ditë më parë, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

Etiketa: implikuarLubonjaMartinajPolicia

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Shkarkohet zëvendës ministri i Energjisë

Shkarkohet zëvendës ministri i Energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com