GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni në Vlorë/ “Zbërthehen” dy ukrainasit, në Itali po hetojnë për… (FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni në Vlorë/ “Zbërthehen” dy ukrainasit, në Itali po hetojnë për… (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i zhvilluar sot në Vlorë, ku u kapën 1 tonë drogë dhe u vunë në pranga 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas. Këta të fundit janë “zbëthyer” dhe kanë dhënë më shumë informacione gjatë marrjes në pyetje. Mësohet se, dy ukrainas që ishin nisur nga Italia me një velierë për ta ngarkuar më pas me drogë në gjirin e “Arushës”. Ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare që ia kanë përçuar GDF italiane informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë. Në foto e më poshtme duket momenti kur  helikopteri i Guardia di Finanza ka qenë duke ndjekur qoftë palën shqiptare, por edhe dy skafistët ukrainas, për të ndërhyrë në momentin e shkëmbimit.

Mësohet se policia po heton se ku është gjetur veliera dhe kush i ka dërguar në Shqipëri dy shtetasit ukrainas, të cilët kanë deklaruar për autoritet italiane se u është premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim. Arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj. Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është “dhënë nga një shtetas italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”. Veliera ka qenë tepër luskoze dhe dyshimet janë të forta nga pala italiane, pasi ende nuk dihet nëse ka një denoncim për zhdukjen nga pronari i mundshëm i saj.

Kujtojmë se Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç. Ndërsa Guardia di Finanza, në ujërat italiane ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, kur 3 vlonjatët rreth orës 15:00 kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë. Në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka ndërhyrë Guardia di Finanza Pothuajse 1 ton kanabis ishte e ndarë në 153 pako të cilat u sekuestruan. Policia gjeti në shtëpinë e Saverjo Imerajt 3 skafet të cilat u përdorën për transportin e lëndës narkotike, 3 aparate celularë dhe 2 automjete të tjera

 

 

Etiketa: aksiondetajedrogefotoinfoKryesore1operacionVlore

Lajme të lidhura

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Aktualitet

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit
Aktualitet

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Para
E rëndë! Djali sulmon se*sualisht nënën e tij, ndërhyn një tjetër familjar dhe…

E rëndë! Djali sulmon se*sualisht nënën e tij, ndërhyn një tjetër familjar dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com