GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni për arrestimin e Kasandër Nogës, reagon policia shqiptare: Bashkëpunëtori ende i lirë

15:19 - 14/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni për arrestimin e Kasandër Nogës, reagon policia shqiptare: Bashkëpunëtori ende i lirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kasandër Noga, i dyshuar kryesor për atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Belgjikë ndaj Erion Hysenbelliut ka rënë në pranga ditën e djeshme në Vjenë të Austrisë, teksa po udhëtonte drejt Shqipërisë. Lidhje me arrestimin e tij, ka reaguar dhe Policia e Shtetit e cila sqaron se aksioni nuk është bërë publik pas kërkesës së autoriteteve belge që nuk kanë dashur që ai të behej mediatik.  Policia shqiptare zbulon se janë bërë kontrolle në vend por Kasandër Noga, nuk ka rezultuar që ka udhëtuar brenda territorit shqiptar.

“Për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës.

Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpunim, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letër-korrespondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë me email dhe me shkresë zyrtare.

Edhe në rastin e Kasandër Nogës, Policia belge dyshon se njëri prej autorëve është Kasandër Noga, pasi në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë 2 persona dhe njëri prej tyre akoma nuk është identifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe Policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij personi por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Dje, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë belge për vendndodhjen në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasit Kasandër Noga 45 vjec nga Patosi i Fierit, ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorinë belge, për të zbardhur e dokumentuar me prova ligjore këtë ngjarje.

Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.”-njofton policia.

 

 

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Seanca për Elisabeta Imerajn/ Pse OMN kërkon shkarkimin e saj

Ndahet nga jeta nëna e Elisabeta Imeraj, ish kryeprokurorja: Të premtoj amanetin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com