GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni policor në Fier, pranga 8 personave 1 tjetër shpallet në kërkim

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet skandali i korrupsionit për ish-drejtor i Postës në Korçë, mori 24 mln lekë me kontrata false, në pranga edhe 6 punonjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Fierit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku gjatë një aksioni të fundit ka arrestuar tetë persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Në Mallakastër janë ndaluar shtetasit Gramoz Harunaj dhe Jashar Harunaj, pasi ishin në kërkim për kultivim të bimëve narkotike; si dhe shtetasi Besnik Malkaj, pasi në bashkëpunim me djalin e tij goditi punonjësit e policisë.

Në Divjakë janë arrestuar shtetasit Pavjol Balla dhe Altin Dushi, pasi vodhën me dhunë 2 varëse floriri.

Gjithashtu, është arrestuar për dhunë në familje shtetasi Amarildo Bajraktari, në Fier; ndërsa në Lushnjë ka rënë në pranga për dhunë në familje shtetasi Foti Hodaj.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim G. H., 62 vjeç dhe J. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër (babë e bir), pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në fshatin Panahor, Mallakastër.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim, shtetasit P. B., 19 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, banues në Divjakë, pasi i kanë vjedhur me dhunë dy varëse floriri, duke ia këputur nga qafa shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

•Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP u arrestua në flagrancë shtetasi L. Y., 37 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjeri që ishte në motomjet, shtetasi Q. L., 25 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: aksioni policorarrestimeFier

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Conference League/ Ndeshja e Vllaznisë do transmetohet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta ndiqni

Në regjim shtrati e me serume, çfarë ndodhi me lojtarët e Vllaznisë para ndeshjes me AEL Limmasolin?

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com