GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës.

Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë.

Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Ky nuk është rasti i parë për 14 vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime për shkak të rënies mbi tarracën e një kasolleje që ndodhej poshtë pallatit. Edhe dy ditë më parë, ajo sërish ka dashur të vetëhidhet por është shpëtuar nga policia.

Ajo që ngre shqetësim të madh mbi këtë rast, është fakti se e mitura shfaq një sjellje shumë agresive së bashku me dy motrat e saj, ndërsa sipas informacioneve, ato janë dërguar disa herë në spital në kryeqytet për ndihmë më të specializuar psikiatrike por ato nuk kanë pranuar asnjëherë të marrin mjekimet e duhura.

Këto ngjarje të njëpasnjëshme ngrenë pikëpyetje edhe për mënyrën se si institucionet kompetente, në këtë rast bashkia e Korçës me sektorin e shërbimit social si edhe prefektura, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura duke lënë jashtë vëmendjes këtë familje dhe më konkretisht vajzën e mitur 14 vjeçare dhe dy motrat e saj më të vogla.

Nga ajo që mësohet nga burimet, bëhet me dije se e mitura nuk pranon të jetojë në banesën ku rri bashkë me nënën dhe motrat, po ashtu ka shfaqur shenja të rënda agresiviteti kundrejt edhe vetë nënës së saj, kundër policisë pasi nuk dëshiron që kjo e fundit të afrohet afër saj, kundër psikologeve dhe sociologeve po ashtu edhe kundër stafit mjekësor që ka qenë në vendngjarje.

Gijotina.com/

Etiketa: tentative vetvrasje

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
Para
Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin

Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com