GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aktivistët serbë në Kosovë: Serbët nuk u lejuan të votonin me urdhër të…

22:15 - 09/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivistët serbë në Kosovë: Serbët nuk u lejuan të votonin me urdhër të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shtensionimin e situatës në veri të vendit u diskutua sot në qendrën mediale në Graçanicë. Aty pjesëtarë serbë të shoqërisë civile folën për nevojën që 4 komunat veriore të vendit të shkojnë në zgjedhje si formë për shtensionim të situatës dhe rikthim të serbëve në institucione.

Në këtë debat mes tjerash u theksua se problemet në veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tyre, përmes strukturave paralele nuk lejoi qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje.

Përfaqësues të shoqërisë civile nga komunat veriore diskutuan të premten për situatën në veri pas tensioneve të fundit atje.

Disa nga aktivistët thanë se problemet në veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tyre, përmes strukturave paralele nuk lejoi qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje.

“Atje protestojnë strukturat e pushtetit që janë fajtorë për gjithçka dhe tani me çdo kusht kërkojnë të kthehen në ata kolltukë. Përveç tyre, janë strukturat që ata kanë krijuar, të cilët tani shumë ashpër janë të interesuar që të mos mbesin pa paga. Ndërsa, ka njerëz që kanë vuajtur dhe po protestojnë me sinqeritet, duke mos e kuptuar se manipulimi është shumë i madh dhe se pushteti po i vendos në pozitë që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre”, thotë Nenad Radosavleviq nga  Iniciativa Qytetare “Narodna Pravda” në Leposaviq.

Kurse Dejan Nedelkoviq, aktivist shoqëror dhe politik nga Zveçani, thotë se në vitin 2015, kur janë integruar nga sistemi serb në atë të Kosovës, ka propozuar që këto komuna të bëhen objekte ndihmëse, por Lista Serbe nuk ka qenë e interesuar për këtë, pasi kanë menduar se do të mbeten në pushtet gjithë jetën dhe të ulen në këto hapësira.

E në anën tjetër,  Millia Bishevac, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Për Zubin Potokun”, tha se janë duke parë se po planifikohen zgjedhje të reja.

“Dhe  kjo duhet të jetë një mësim që të përfshihemi dhe të shohim se pa serbët në institucione nuk kemi arritur asgjë”, u shpreh ai.

Për situatën në veri foli edhe  Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i Organiztës Joqeveritare, “Aktiv”, sipas të cilit, është e nevojshme që të tërhiqet policia speciale, jo policia e rregullt.

“Policia e rregullt është diçka krejt tjetër, Njësia Speciale është ajo që vërtetë viteve të fundit ka krijuar probleme shumë të mëdha”, tha ai.

Sipas tij, kjo është diçka që do të çojë në heqje të tërësishme të tensioneve që i kemi në veri të Kosovës.

Si përfundim, në këtë debat u theksua domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore të Kosovës./RTK

Etiketa: aktivistet serbe ne kosoveKosovazgjedhjet ne veri te kosoves

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
“Pasojat të frikshme”, eksperti i sigurisë për sulmet kibernetike: U dëmtua imazhi i Shqipërisë

Kulla: Arrestimin e Dakos e dinte i gjithë Durrësi. Ja çfarë ka thënë Rama para 10 vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com