GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Aktivisti i PD: Gazment Bardhi më hoqi nga Këshilli Kombëtar, zgjodhi listën e bërë me dorë prej tij

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktivisti i PD: Gazment Bardhi më hoqi nga Këshilli Kombëtar, zgjodhi listën e bërë me dorë prej tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti i Partisë Demokratike, Skerdjan Dhuli pretendon se është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD, nga Gazment Bardhi. Dhuli nuk është zgjedhur në listën e anëtarëve të rinj të Këshillit, ndërsa ka hedhur akuza të forta për Sekretarin e Përgjithshëm.

Në një shënim në rrjetet sociale, aktivisti demokrat thotë se nuk është në listën e re, që sipas tij është përgatitur nga vetë Gazment Bardhi. Dhuli shprehet se lista e përgatitur nga numri dy i partisë është mbushur me anëtarë nga qarku i Elbasanit. “Këto metoda të shëmtuara nuk e ndihmojnë Partinë Demokratike të ringrihet. Ato thjeshtë ju tregojnë derën të rinjve si unë duke i zhbërë ëndrrat e tyre,” thekson ai.

Reagimi i plotë:

Derën e PD e kam parë më herët se Gazmend Bardhi

Miqtë e mi

19 janarin e 2019, kur këshilli kombëtar i PD do votonte kryesinë, mes Gazmend Bardhit dhe Dorian Telitit zgjodha këtë të dytin për Sekretar të Përgjithshëm. Telitin nuk e kisha mik por eca me teorinë e përjashtimit.

Me një person si Gazmend Bardhi, kopja e Erjon Veliajt në PD, edhe sikur të kisha 7 jetë nuk do bashkëpunoja as ditën e fundit të jetës së 7.

Vitin e kaluar kur PD bëri proçesin e propozomeve të kandidatëve për deputetë, emrin tim të propozuar në degët Himarë dhe Sarandë e fshiu nga lista Gazmend Bardhi ende pa shkuar në gjykimin e komisionit përkatës.

Sigurisht që u vendosa në dijeni por heshta sepse mendova se proçesi ka më shumë rëndësi se emri im pavarësisht se kur parimet bien ndesh me peçedentin, rrëzohen parimet jo preçedenti.

Në mbledhjen e 19 prillit 2019, kur PD do vendoste bojkotimin e zgjedhjeve lokale, unë isha i vetmi që fola kundër bojkotit të atyre zgjedhjeve në këshillin kombëtar. (Atë fjalim e kam të memorizuar por do ta publikoj një moment të dytë) Sigurisht që Gazmend Bardhi mbajti shënimet e tij për të piketuar armiqtë.

Dje Gazmend Bardhi votat e mia në këshillin kombëtar i hodhi në Lanë dhe zgjodhi që listën e bërë me dorë prej tij, nga A në ZH, ta mbush me anëtarë nga qarku i Elbasanit sepse ata i duhen kur të vijë dita për sekretar të përgjithshëm meqë punoi me ta.

Nuk jam delirant të mendoj se prej heqjes time nga lista e këshillit kombëtar humbet PD. Unë vlej aq sa mendojnë demokratët e thjeshtë. Ata me të cilët kam bashkëpunuar apo ata që më njohin.

Ama e di mirë se kjo që Gazmend Bardhi bëri me mua sot për herë të dytë, do ta bëjë edhe me të tjerë nesër.

Madje druaj që e ka bërë me të tjerë edhe dje.

Këto metoda të shëmtuara nuk e ndihmojnë Partinë Demokratike të ringrihet. Ato thjeshtë ju tregojnë derën të rinjve si unë duke i zhbërë ëndrrat e tyre (por unë derën e partisë e kam parë më herët se Gaz Bardhi e nuk më largon dot ai) dhe japin mesazhin e gabuar tek ata që shpresojnë se vlejnë për politikë duke ju thënë “nëse do karrierë në PD, servilosju Gazmend Bardhit. Nëse ai s’të ka qejf, më mirë mos hyr në atë oborr…”.

PD vdes kur asaj i vdesin parimet. Ajo humb kur humbet rrugën e vlerave pas të cilave duhet të kapet fortë.

Me këtë rast i uroj suksese miqve të mi që e kaluan vijën e kuqe të Gazmend Bardhit.

Etiketa: Gazment BardhiKeshilli KombetarPDSkerdjan Dhuli

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Publikohen video nga pjesa e brëndshme e Kishës së Shën Thanasit! Skandal, reshjet e shiut përmbysin ambientet e bredshme

Publikohen video nga pjesa e brëndshme e Kishës së Shën Thanasit! Skandal, reshjet e shiut përmbysin ambientet e bredshme

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com