GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Tradhtarët ndiqini me vezë e domate, mundësisht edhe me bajga lopësh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga foltorja e protestës përballë Kryeministrisë, në ditën e 92-të të tubimit qytetar, aktivisti Arben Kola ka adresuar disa akuza ndaj qeverisë, teksa u ndal te situata në Kukës dhe verilindje.

Kola deklaroi se mazhoranca nuk gëzon më mbështetje në këtë zonë, ndërsa kritikoi qeverinë për atë që e cilësoi si braktisje dhe shpopullim të Kukësit.

“Shqiptarët janë mbledhur për t’i thënë ‘shporru’ kësaj qeverie. Sot të pabesët dhe patronazhistët e nisën ‘besën’ në qytetin e besës, në Kukës”, deklaroi ai.

Aktivisti tha se banorët e Kukësit vijojnë të presin dëmshpërblimet për tokat e përmbytura nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për zhvillimin e zonës.

Në fund të fjalës së tij, Kola u bëri thirrje protestuesve për reagim ndaj përfaqësuesve të qeverisë, duke përdorur një gjuhë të ashpër.

“Ju të pabesë mos shkoni të kërkoni besë në Kukës. Iu bëj një thirrje të gjithë kuksianëve dhe shqiptarëve kudo që janë. Sa herë të paraqiten të pabesët para jush si deputetë, patronazhistë, ndiqini me vezë dhe domate. Të pabesët nuk kanë çfarë t’i kërkojnë më popullit pasi u tallën për 14 vite.

Mos pranoni takime me asnjë, por ndiqini si hajdutin nëpër ara, si hajdutin kur iu vjedh në xhep apo shtëpinë. Ashtu duhet të ndiqni edhe hajdutët e qeverisë. Tradhtarët ndiqini me vezë e domate, mundësisht edhe me bajga lopësh “, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Kola pretendoi se më pak se pesë ditë nga rënia e zjarreve në male, pushteti lokal ka hapur procedurat për shfrytëzimin e atyre sipërfaqeve për energji të rinovueshme.

“Bashkia e Pukës, pa pikë turpi, në më pak se 5 ditë nga djegia e maleve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, shpalli një konkurs për vendosjen e paneleve diellore në kodra e male, si edhe për helikat e erës për prodhimin e energjisë elektrike. Ja pse po i djegin malet, për t’i mbushur me panele diellore për llogari të mafias politike anti-shqiptare,” u shpreh ai nga foltorja.

Aktivisti shtoi se sipërfaqet e djegura po synohen edhe për projekte ndërtimi, ndërsa e lidhi këtë situatë me fenomenin e shpopullimit të zonave malore.

“Po i djegin për të ndërtuar vila e resorte që nuk duan të banohen nga shqiptarët. Ata që po djegin malet janë të njëjtët që kanë bërë këtë shpopullim, ndaj duhet të jemi në shesh çdo ditë për t’i thënë ‘jo’ kësaj qeverie dhe për t’i thënë ‘shporru’!” – përfundoi Kola.

Etiketa: kolaKryesore1tradhtare

Lajme të lidhura

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Para
Protestuesja e kthyer nga emigrimi: Erdha sepse atdheu është në rrezik, kauza jonë është e pavdekshme

Protestuesja e kthyer nga emigrimi: Erdha sepse atdheu është në rrezik, kauza jonë është e pavdekshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com