GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lideri janë qytetarët”/ Aktivisti Myftari: Protesta duhet të marrë përgjegjësi, duhen ide konkrete për ndryshimin

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lideri janë qytetarët”/ Aktivisti Myftari: Protesta duhet të marrë përgjegjësi, duhen ide konkrete për ndryshimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Florjan Myftari ka folur për hapat e radhës të protestës, duke deklaruar se qytetarët e kanë bërë tashmë të qartë qëndrimin e tyre dhe se protesta duhet të kalojë në një fazë të re.

Sipas Myftarit, tashmë është momenti që protesta të marrë përgjegjësi dhe të propozojë ide konkrete për ndryshimin e situatës në vend.

Ai u shpreh se shqiptarët “kanë zërin e tyre”, ndërsa sipas tij, politikanët vazhdojnë të mos e dëgjojnë atë.

“Është momenti që protesta të marrë përgjegjësi e të propozojë ide që mund t’i zhvillojmë vetëm së bashku”, tha Myftari.

Duke iu referuar katër muajve të protestës, aktivisti theksoi se nuk është shfaqur një lider i vetëm, pasi, sipas tij, liderët janë vetë qytetarët.

“Nuk mund të ketë një lider pa votë”, deklaroi ai, duke shtuar se protestuesit kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë politikës, ndonëse ndryshimi që kërkojnë është politik.

Myftari u bëri thirrje qytetarëve të mos dëshpërohen dhe të vazhdojnë të jenë të angazhuar për atë që ai e cilësoi si “Shqipëria që duam”.

Ai kritikoi gjithashtu përfaqësimin aktual politik në Kuvend, duke deklaruar se qytetarët nuk duan më njerëz që, sipas tij, janë të papërgjegjshëm.

Në vijim, aktivisti kërkoi ndryshimin e disa prej amendimeve kushtetuese të vitit 2008, duke i lidhur ato me rikthimin e sovranitetit te qytetarët.

“Shqipëria duhet të korrigjojë gabimet e Ramës dhe Berishës në 2008, ndryshimet kushtetuese, që të marrim sovranitetin, bashkë”, u shpreh Myftari.

Ai e mbylli deklaratën me kërkesën për një zgjidhje që, sipas tij, duhet të jetë “reale dhe e vërtetë”.

Etiketa: aktivistiDita 113Florjan Myftariproteste

Lajme të lidhura

Studentët refuzojnë deputetët demokratë: S’duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar
Aktualitet

Studentët refuzojnë deputetët demokratë: S’duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar

14:08 - 31/10/26
Tubimi në Tiranë, protestuesi i maskuar si Rama: Do i mbrojmë studentët deri në vdekje!
Aktualitet

Tubimi në Tiranë, protestuesi i maskuar si Rama: Do i mbrojmë studentët deri në vdekje!

13:58 - 31/10/26
Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos
Aktualitet

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

13:49 - 31/10/26
Para
Qytetarja nga protesta: Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 na sollën këtu ku jemi, shqiptarët duan ndryshim

Qytetarja nga protesta: Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 na sollën këtu ku jemi, shqiptarët duan ndryshim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët refuzojnë deputetët demokratë: S’duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar
Aktualitet

Studentët refuzojnë deputetët demokratë: S’duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar

14:08 - 31/10/26

Studentët kanë refuzuar demokratët në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë theksuar qartë se mirëpresin qytetarët, por...

Lexo më shumë
Tubimi në Tiranë, protestuesi i maskuar si Rama: Do i mbrojmë studentët deri në vdekje!

Tubimi në Tiranë, protestuesi i maskuar si Rama: Do i mbrojmë studentët deri në vdekje!

13:58 - 31/10/26
Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

13:49 - 31/10/26
Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

13:42 - 31/10/26
Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

13:36 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com