Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme të 132-të të revoltës kundër klasës politike.
Si çdo ditë tashmë, protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe aktivistët.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka qënë e pranishme edhe në ditën e sotme në tubim dhe ka marrë fjalën e saj në podium ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.
Sipas Vatnikaj, parlamenti nuk përfaqëson më popullin dhe as shqetësimet e tyre por vepron sipas urdhrave të kryeministrit Rama.
Ajo ka folur njëkohësisht, edhe për reformën territoriale e cila, sipas saj, u votua për turp nga PS me urdhërin e Ramës. Aktivistja shprehu bindjen se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit të vendit, ndërsa shtoi se dy personat që qëlluan me vezë makinn e kryeministrit Rama gjatë tubimit të djeshëm ndodhen ende në burg.
“Ky parlament nuk na përfaqëson më as interesat tona e as shqetësimet tona, por vepron sipas urdhrave të Edi Ramës. Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës, pavarësisht se banorët e 15 bashkive kanë protestuar. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se nuk frikësohemi as nga shantazhet e as nga presioni.
Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen tënde dhe kabinetit tënd. Reforma territoriale jo vetëm shkrin 15 bashki me një të rënë të lapsit, por se e përqendron pushtetin në pak duar. Këtij pushteti korruptiv i ka ardhur fundi.
Dy protestues që kanë goditur me vezë makinën e Edi Ramës janë në burg akoma. Ndërkohë që ne kemi kërkesa, ata ushtrojnë dhunë policore. Por fundi yt do jetë afër”, u shpreh ajo.










Discussion about this post