GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aktiviteti i rrjeteve shqiptare të drogës mbetet i lartë në Greqi

19:21 - 05/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktiviteti i rrjeteve shqiptare të drogës mbetet i lartë në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktiviteti i rrjeteve shqiptare të drogës ishte në rritje në Greqi gjatë vitit 2022, vlerëson një raport i fundit i Departamentit të Policisë së Antidrogës greke.

Sipas raportit mbi 40% e kanabisit të bllokuar në Greqi gjatë vitit 2022 kishte hyrë nga Shqipëria, ndërsa rrjetet shqiptare kanë peshë pas atyre greke në trafikun dhe shpërndarjen e heroinës dhe kokainës.

“Sipas raportit të antidorëgs greke 56.60% e të akuzuarve si anëtarë të Grupeve të Organizuara Kriminale në fushën e narkotikëve ishin shtetas grekë të ndjekur nga shqiptarët me 26%, pakistanezët 3%, etj.”

Sasia totale e kanabisit, e përpunuar dhe e papërpunuar, e sekuestruar në vitin 2022 në Greqi ishte 6,2 tonë ndërsa rreth 2,5 tonë (40.28% ) u identifikua se vinte nga Shqipëria”, thuhet në raportin e Antidrogës greke.

Sipas raportit kanabisi i papërpunuar importohej në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor nga Shqipëria me automjete te përshtatura për të fshehur sasinë e lëndës narkotike

Sipas të dhënave të antidrogës greke rreth 1,6 tonë kanabis ishte bllokuar në zonat kufitare të Greqisë me Shqipërinë ndërsa pjesa tjetër më në brendësi të territorit grek.

Gjatë vitti 2022 për veprat penale në transportin dhe shpërndajen e kanabisit u arrestuan në Greqi 885 shtetas shqiptarë nga 748 që ishin arrestuar në vitin 2021.

Rrjetet shqiptare janë aktive dhe në trafikun dhe shpërndajen e heroinës ku shtetasit shqiptarë përbënin 19% të pjesëtarëve të grupeve kriminale, renditur pas shtetasve greke që përbënin 68% të grupeve kriminale.

Sasia totale e heroinës së kapur në vitin 2022 në Greqi ishte 139.71 kilogramë, duke shënuar një rënie prej 61,66% krahasuar me vitin 2021, ndërsa vlera e sasive të sekuestruara të heroinës nëse droga do të shitej në treg përllogaritej në mbi 2.6 milionë euro.

Edhe në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës shqiptarët përbënin 31 % të anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, renditur të dytët pas grekëve që përbënin rreth 57% të autorëve të arrestuar.

Sasia totale e kokainës së kapur në vitin 2022 në Greqi ishte 899,688 kilogramë , duke shënuar një rënie prej 17,14%, krahasuar me vitin 2021. “Megjithatë, sasitë e kapura të kokainës mbeten të larta për të katërtin vit radhazi për nivelet e Greqisë” , vlerëson raporti i antidrogës greke.

Kokaina e sekuestruar u konstatua se vinte në Greqi në masën më të madhe( 60.77%) drejtpërdrejt nga vendet e Amerikës Latine dhe si mjete transporti përdoreshin kontejnerët e ngarkuar me banana. Vlera e kokainës së sekuestruar në Greqi, nëse do të shitej në tregun kriminal është vlerësuar mbi 76.5 milionë euro./VOA

Etiketa: drogeTrafik

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
E krahasojnë me Inzaghin, talenti shqiptar transferohet në Serie A

E krahasojnë me Inzaghin, talenti shqiptar transferohet në Serie A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com