GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktorët e Teatrit Kombëtar i kërkojnë Kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margariti rritjen e pagave, njësoj siç u veprua me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Asamblit Popullor.  Në një letër të 18 korrikut, të firmosur edhe nga aktorët më në zë si Laert Vasili, Arben Derhemi, Elia Zaharia, Naun Shundi e Ndriçim Xhepa, vihet theksi te fakti që kjo trupë ka mbushur sallat e Teatrit para pandemisë dhe po i mbush sërish edhe tani pas pandemisë.

Aktorët theksojnë se do ta presin reagimin e qeverisë deri në 31 Gusht, më pas do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.

Letra e plotë

KËRKESË

Drejtuar: Z. EDI RAMA

KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ZNJ. ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

I Nderuar Z. Kryeministër,

E Nderuar Znj. Ministree Kulturës,

Disa ditë më parë, trupa artistike e Teatrit Kombëtar konstatoi me kënaqësi të madhe se trupës artistike (dhe jo vetëm) të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), i është ritur paga nga 15%-57%. U gëzuam për kolegët tanë dhe njëkohësishtu hidhëruam pa masë për veten tonë. Është hera e parë në historinë e këtij vendi që këto dy institucione kombëtare trajtohen në mënyrë të diferencuar. Në mënyrën se si funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë. Nderkohë, ju bëjmë me dije se, Teatri Kombëtar, gjithë këto vite, ka qenë pararojë e institucioneve publike të artit. Në sezonet 2016/17 dhe 2017/18, TK, në kalendarin e tij, ka qenë ne krye të renditjes për nga frekuentimi i spektatorëve. Më pas, me gjithë vështirësite që u krijuan, që nga “beteja’ për Teatrin, prishja e godinës së vjetër të TK-së, spostimi te ArTurbina dhe pandemia, ne sot po ja arrijmë përsëri, falë një pune të jashtëzakonshme, të mbushim plot e përplot sallën e ArTurbina. Ketë sezon artistik post-pandemik’, kemi marrë pjesë dhe kemi interpretuar në produksione shumë të mëdha e të vështira, ku mund të përmendim: “Coriolanus” nga U.Shekspir, “Edmond” nga A.Mishalik, “Ferma e Kafshëve” nga Xh.Oruel, “Përvjetori i Dielindjes” nga D.Eldrixh. Kanë nisur dhe provat për produksionin “Ivanov” nga A.Çehov. Këto janë vepra të mëdha që kërkojnë një punë të jashtëzakonshme, ku një pjesë e madhe e aktorëve, veç provave, interpretojnë çdo javë, nga e mërkura në të diel, dhe e mbyllin sezonin me reth 40- 50 shfaqje. Atëherë pse ky diskriminim, Z.Kryeministër?

Githsesi, ne do të dëshironim që kjo të jetë thjesht çështje kohe dhe ky vendim të miratohet edhe për ne së shpejti në buxhetin e ri të shtetit, ku do presim të parashikohet ngritja e pagës dhe për institucionin tonë. Të bindur për këtë, me durim do presim reagimin tuaj deri më 31 Gusht 2022. Nëse pastaj do vëmë re që kjo gië do të kalojë në indiferencë, pra ështe bërë qëllimisht, atëherë ne do të përshkallëzojmë dhe veprimet tona për të mbrojtur dinjitetin njerzor dhe artistik. Qendrojm në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt,  Dritan Boriçi, Laert Vasili, Arben Derhemi, Olta Daku, Besmir Bitraku, Anila Bisha, Donald Shehu, Ardian Cerga, Niada Saliasi, Ndriçim Xhepa, Ina Gjonci, Lulzim Zeqa, Dori Çaushi, Helidon Fino, Laedia Hajdari, Armand Bora, Neritan Liçaj, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Gladiola Harizaj, Naun Shundi, Erjona Kakeli, Myzafer Zifla

Etiketa: Kryesore1Teatri Kombetar

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Si ta bëni udhëtimin ajror më të durueshëm tani

Si ta bëni udhëtimin ajror më të durueshëm tani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë
Botë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se forcat iraniane goditën objektiva të lidhura me ushtrinë amerikane në përgjigje të sulmeve...

Lexo më shumë
A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Helmimi i studentëve të policisë, AKU pezullon aktivitetin e Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:43 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet