GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Aktori i madh Reshat Arbana feston 84-vjetorin e lindjes, nuk mungojnë urimet e shumta

në Art & Kulturë, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktori i madh Reshat Arbana feston 84-vjetorin e lindjes, nuk mungojnë urimet e shumta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në ditëlindjen e “Artistit të Popullit”, nuk kanë munguar urimet nga artistë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike ne Shqipëri.

Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.

Reshat Arbana njihet për mjeshtërinë dhe origjinalitetin në interpretim, por dhe për integritetin e lartë intelektual dhe qëndrimet e paanshme gjithnjë me karakter kombëtar. Ai ka interpretuar dhjetëra personazhe qe kane lënë gjurmë në filma dhe teatër.

Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek “Fije që priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990.

Gjithashtu për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe kryetarit të këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin “Artist i Popullit”.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme kulturën kombëtare.”

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Sot Reshat Arbana bën 84 vjeç, dhe vepra e tij peshon më shumë se vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare për të gjithë artistët e rinj.

Etiketa: reshat arbana

Lajme të lidhura

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
Aktualitet

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare
Art & Kulturë

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Para
Dosja “e korrupsionit” të Berishës, Paloka: As më i ulti s’do e vinte fytyrën në një palaçollik të tillë

Dosja “e korrupsionit” të Berishës, Paloka: As më i ulti s’do e vinte fytyrën në një palaçollik të tillë

Discussion about this post

TË FUNDIT

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26

Nga Kim Mehmeti   A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e „Rilindjes“? Ata mbase as...

Lexo më shumë
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 25/08/26
87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

08:10 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com