GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AKU pranon skandalin, qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë

11:30 - 26/04/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
AKU pranon skandalin, qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit.

Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Me të marrë informacionin kanë nisur kontrollet në qytet ku janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit.

Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregtim dhe në prodhim. Në bazë të analizave të kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar me praninë e Aflatoksinës M1. E pranishme në qumësht, ajo është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. AKU thekson se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.

Çfarë është aflatoksina?

flatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara, aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht edhe të veshkave.

Etiketa: AkuqumeshtSkandal

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit!”, Berisha: 12 vitet më të vështirat për gratë e vajzat shqiptare

"Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit!", Berisha: 12 vitet më të vështirat për gratë e vajzat shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com