GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës për abuzim me fondet publike, duke ngritur pikëpyetje mbi tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës.

Salianji pretendon se një dokument i kompanisë EFA Ventures, një prej grupeve të mëdha të industrisë së mbrojtjes, vë në dyshim procesin e përzgjedhjes së fituesit.

Sipas tij, kompania kishte ofruar tre avionë zjarrfikës Thrush 710P, në përputhje me kërkesat teknike dhe brenda buxhetit të përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes, por oferta e saj u skualifikua dhe kontrata iu dha një kompanie tjetër me një ofertë rreth 2.7 milionë euro më të lartë.

“Qytetarët duhet të informohen pse përherë fitojnë kompanitë me ofertat më të larta. Ku janë sot avionët? A janë të gatshëm për të ndërhyrë në situata kritike?”, deklaroi Salianji.

Ai ka kërkuar transparencë të plotë nga Ministria e Mbrojtjes për të gjithë dokumentacionin e procedurës së tenderit, ndërsa i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë rastin.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Edi Ramës nuk heq dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me paratë publike. Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompanine me ofertë 2.7 milion euro më të lartë ndërkohë që avionët mungojnë!

Një dokument i EFA Ventures, një nga grupet më të mëdha të industrisë së mbrojtjes, ngrenë pikëpyetje serioze mbi tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës.

EFA Ventures ofroi 3 avionë zjarrfikës Thrush 710P, plotësisht në përputhje me kërkesat dhe brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Oferta u skualifikua pasi u shpall fituese dhe iu dha kompanisë Air Tractor SRL me oferte 2.7 milion euro më shumë! Qytetarët duhet të informohen se pse fitojnë përherë kompanitë me ofertat më të larta? Ku janë sot avionët? A janë të gatshëm për të ndihmuar në situata kritike? Si ka mundesi qe cdo kompani fituese e qeverisë Rama ka probleme me ligjin në vendet e tjera të BE?

Rama e trajton Shqiperinë si pronë personale ku bën qoka miliona euroshe ndërkohë qe qytetaret vuajne përditshem pasojat. Ne kete rast kur cënohet siguria kombëtare dhe rrezikohet mbrojtja efektive e jetës, pronës dhe pyjeve të Shqipërisë duhet transparencë e plotë.

Ministria e Mbrojtjes ka detyrimin të bëjë publike çdo dokument të këtij procesi dhe t’u japë shqiptarëve përgjigje të plota. SPAK duhet të hetojë këtë proçes që bie erë afere korruptive.

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1Spaktenderi

Lajme të lidhura

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj
Aktualitet

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26
PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri
Aktualitet

PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri

14:27 - 12/11/26
Para
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com