GJKKO ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Joana Duron, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu Duros i ndalohet që për 5 vjet të ushtrojë funksione publike.
Vendimi ndaj Duros erdhi pas hetimeve nga SPAK lidhur me akuzën e korrupsionit pasiv.
Për Durn SPAK kërkoi 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo përfitoi uljen e 1/3 të dënimit.
Ndërkohë Laura Shteto, Valdimit Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga 1 vit burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënuan në total me 8 muaj secili.
Sipas SPAK, Topi dhe Shehi i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.
Duro u arrestua në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë bashkë me shumën e parave që ia kishte dorëzuar Shteto, ndërsa i pari që njoftoi arrestimin e zyrtares ishte Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të partisë së tij.
Discussion about this post