Bashkë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. SPAK ka vënë në rreth edhe oligarkun Samir Mane, i cili rezulton t’i ketë bërë dhuratë çiftit një vilë për shërbimet e korrupsionit.
“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Ilir Meta Meta dhe Monika Kryemadhi, kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin Samir Mane, duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë. Personi nën hetim Monika Kryemadhi, me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)”, citojmë njoftimin e SPAK.
Ndërkohë dhuratat vazhdojnë. “Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, zbërthen SPAK manovrat financiare të çiftit që zotëron pasuri marramendëse.
Kujtojmë, se pas nisjes së hetimeve nga SPAK, Meta ka kërkuar divorcin nga Monika Kryemadhi në gjykatë. Madje, në lidhje me akuzën e fshehjes së pasurive, Meta ka thënë se nuk është marrë me financat e shtëpisë.
Ndërkohë, këtu lind një pikëpyetje: Përse SPAK nuk e arreston oligarkun Samir Mane?
Çfarë ka thënë Meta për lidhjet me Samir Manen?
Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Meta do të reagonte në një intevistë televizive.
“Samir Mane, I kërkoj falje që po i përmend emrin, Unë nuk e kam fshehur raportin miqësor që kam pasur me të, do të krijojë lidhjen se çcfarë ka ndodhur me ato 300 mijë euro që është blerë shtëpia nga ana e Samirit, dhe më pas ta ka shitur ty. Unë nuk e di se pse është deklaruar në atë vit e jo në një vit tjetër. Thonë se nga një përgjim, që del se unë kam ndikuar te Pirro Xhixha, për të favorizuar Samirin për këto te telefonisë.
Është rasti i Plus që 10 apo 15 pronarë shqiptarë ngrinin pretendimin se kreu i AKEP po i dëmtonte. Nuk ka qenë vetëm Samiri më takimin që unë kam zhvilluar, ka qenë Armando Duka, kanë qenë pafund pronarë. Do të nxjerrë një lidhje për një gjë që nuk ekziston”, u shpreh Meta, ndërsa denoncoi më tej prokurorinë e posaçme, që i kanë bërë pyetje që nuk i shërbejnë hetimeve.
“Të thotë SPAK-u ty, e njeh ti Elenën, të ka dhënë ndonjëherë lekë ajo ty. Jo I them unë s’më ka dhënë, se ka qenë financiare aty. I kam thënë që të vijë dhe të dorëzojë detyrën në PL se ka ikur dhe ka lënë çelësin te roja. Sa herë mund të jem takuar unë me Palmerin, me përralla mo, muhabete kot. Thjesht për të mbajtur të gjalla ato akuza që janë regjistruar atje, kundër Ilir Metës, nga ato fëlliqësira që nuk ia vlen tiu përmendësh as emrin.
Nga gjithfarë njerëzish që kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë, këta janë bashkëpunëtorët e SPAK-ut që duan të mbajnë nën presion Ilir Metën. Unë e kam bërë të qartë se kjo është një betejë pa kthim. Do them një gjë më të rëndë që dëgjova dje, nuk jam marrë me studimet e fëmijëve, janë financuar me të ardhurat e pallatit të Monikës. Pyesni fëmijët ju kam thënë se në moshë madhore janë dhe ata. Nëse fëmijët e mi kanë diçka për të sqaruar të vijnë dhe ta sqarojnë, se kur vij unë që jam president, të vijnë dhe fëmijët e mi. Se unë nuk kërkoj favore nga ju, janë pyetësorë që i bën Ëngjëll Agaçi”, deklaronte Meta.
gijotina.com/
Discussion about this post