GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akuza ndaj qeverisë për transformimin e portit të Durrësit, Xhaferraj: PD ka tre shqetësime, drejtësia e re të veprojë

10:37 - 23/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza ndaj qeverisë për  transformimin e portit të Durrësit, Xhaferraj: PD ka tre shqetësime, drejtësia e re të veprojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar qeverinë për projektin e transformimit të portit të qytetit bregdetar. Tre janë shqetësimet e Xhaferrajt. E para se mbi cfarë studimi po zhvendoset porti ekzistues, e dyta çfarë do të ndodhë me kreditë që kanë financuar institucionet ndërkombëtare në terminale dhe së treti çfarë do të bëhet me koncesionet në këtë port. Ai tha se PD nuk është kundër projekteve të zhvillimit të qytetit, por kërkoi transparencë.

“Pra sikurse e pamë dy ditë më parë Rama hodhi për konsum mediatik maketin e ri të portit të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim “3D”. Por nisur nga rëndësia që ka porti i Durrësit, rëndësi strategjike, ne si PD kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë që të kërkojmë transparencë për disa problematike që janë shumë të ndjeshme. Së pari qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk e dinë se mbi cfarë studimi po zhvendoset porti ekzistues, ku do të shkojë, si do të shkojë, kur do të shkojë dhe si do të jenë kapacitete.

Së dyti janë disa institucione ndërkombëtare që kanë financuar për ndërtimin e infrastrukturës, Banka Europiane kanë financuar 17 mln euro për të ndërtuar terminalin e kontejnerëve. BERZH dhe Banka Europiane  e Investimeve kanë financuar 32 mln euro për terminalin e trageteve dhe Banka Botërore 13 mln dollarë. Kush do i paguajë këto kredi?

Për të qenë të sinqertë problemi financiar është më i vogli, pasi problemi më i madh është që kryeministri Rama po çmonton lidhjet me institucionet Europiane dhe po na monton lidhje me ato lindore, po na largon nga rruga drejt BE-së. Dhe së treti cfarë do të bëhet me koncesionet në këtë port, janë kompani gjermane që kanë terminalin e kontejnerëve dhe trageteve, cfarë do të bëhet? Kur qeveria 2-3 vite më parë donte të gllabëronte një nga këto koncesione, ambasadori gjerman erdhi në port.

Cfarë do të ndodhë apo përsëri shqiptarët do të paguajnë në Arbitrazh papërgjegjshmërinë e kryeministrit. Ne si PD nuk jemi kundër projekteve që zhvillojnë qytetin, por kundër iniciativa të tilla pa studime dhe transparencë. Kemi parë një maket dhe një darkë te “Nusreti” dhe si është gllabëruar kjo godinë këtu, u është dhënë arabëve pa asnjë vendim. I kërkojmë drejtësisë së re që të veprojë, mbi cfarë kuadri është transferuar kjo godinë që njihet si “godina me xhama”.

Duket qartë se porti i Durrësit po përdoret si lavariçe e parave të ndotura të rilindjes. Kur gjërat bëhen pa projekte, pa transparencë, pa ligj në mënyrë të padiskutueshme shkohet te lavatriçja. Nuk do të kemi port të ri këtu, por vila nga Ura e Dajlanit deri këtu dhe përpara do të parkohen jahte, është thjesht një marrëdhënie biznesi, nuk do të ketë port, vila për biznes dhe në det do të parkohen jahtet, kjo është e gjithë historia” tha ai.

Etiketa: DurresPD

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Dhjetë vite nga vdekja e Amy Winehouse, këngëtares që mbeti ikonë e muzikës botërore

Dhjetë vite nga vdekja e Amy Winehouse, këngëtares që mbeti ikonë e muzikës botërore

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com